Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me armë në Afrikë të Jugut, të paktën 14 viktima

Të paktën 14 persona u qëlluan për vdekje e 9 mbetën të plagosur në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut, raporton BBC-ja të dielën.

Sipas Policisë, disa persona të armatosur u futën në lokal në orët e para të mëngjesit, duke qëlluar mbi një grup të rinjsh. Të dyshuarit u larguan me një minibus, derisa ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit.

Kreu i policisë së provincës Gauteng, gjenerallejtënant, Elias Mawela, deklaroi se sulmi ishte “gjakftohtë ndaj klientëve të pafajshëm”.

Viktimat besohet se janë të moshës 19 deri në 35 vjeçare. Sipas BBC-së, sulmet e armatosura nuk janë të rralla në Afrikën e Jugut.