Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Vreshtarët” serioz për sezonin e ri në basketboll, përforcohen me Çallakun e Ballukun

Klubi i basketbollit Rahoveci, ka filluar të mendojë për sezonin e ri.

Befasia e sezonit të shkuar në Superligën e Kosovës, ka siguruar shërbimet e Arion Ballukut dhe Arian Çallakut për sezonin e ri.

Përveç këtyre dy basketbollistëve, burimet e Sportit në KTV, pranë klubit bëjnë të ditur se “Vreshtarët” janë në bisedime edhe me Ron Grapcin, Muhamed Hasanin dhe Kujtim Ujkanin.

Përveç lojtarëve vendorë, te rahovecasit pritet të vijnë edhe basketbollistë të huaj.

Rahoveci është në bisedime me katër basketbollist të huaj, që shumë shpejt pritet të zyrtarizohen nga klubi.

Skuadrën edhe në sezonin e ri do ta udhëheqë trajneri Bujar Loci.