Në mëngjesin pasi kompletoi maratonën e tij të parë të Bostonit, Markelle Taylor ishte ulur dhe po bisedonte me një çift nga Australia për erën që mbizotëroi gjatë garës. Ai ndiente keqardhje për një atlet nga Oregoni që rrëshqiti në një lëvore të bananes.
Markelle 46-vjeçar përfundoi garën me rekord personal prej 3:03.52 orë. Ata ishin të impresionuar me të, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.
"Është hera e parë që kam vrapuar në Boston, por është maratona ime e pestë", rrëfen Markelle.
Ai nuk përmendi se katër garat e para të vrapimit në distancën prej 42 kilometrash e 195 metra i kishte përfunduar në burgun e San Quentinit.
Taylor, që ishte quajtur "Gazela e San Quentinit", është liruar me kusht gjashtë javë më herët, pas gati 18 vjetëve të kaluar në burg për vrasje të shkallës së dytë. Rikthimi në shtëpi pas garës nënkuptonte një shtrat me kornizë të metaltë në objektin në San Francisco që është i caktuar për të burgosurit që po i afrohen kohës së lirimit.
Atje, vetëm të kalosh përmes derës duhet t'i nënshtrohesh testit të frymëmarrjes, të heqësh këpucët për të kontrolluar nëse po bën kontrabandë dhe të kalosh nëpër detektor të metalit.
Në shumë mënyra ai është vetëm gjysmë i lirë.
Njerëzit vrapojnë për shumë arsye, por sporti mund të ketë kuptim më të thellë për dikë që po vrapon jashtë pas shumë viteve të kaluara prapa grilave....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)