Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Andriy Voronin, ka dënuar ashpër bombardimet e Rusisë në Ukrainë dhe ka kërkuar ndihmë nga e gjithë bota. Voronini doli haptazi kundër Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, edhe kur u largua nga posti i ndihmëstrajnerit te Dynamo Moska të martën.
“Nuk mund të qëndroja në një vend që e bombardon shtetin tim. Ndaleni Putinin, ndihmoni refugjatët dhe dërgoni armë që ta mbrojmë veten. Jam shumë krenar për shtetin tim. Kemi qytete të bukura, njerëz të mirë. Do të luftojmë dhe do të fitojmë. Ka shumë vdekje. Jetojmë në vitin 2022 dhe jo në Luftën e Dytë Botërore”, ka thënë Voronin për gazetën gjermane “Bild”.
Voronini dhe familja e tij u larguan nga Moska duke arritur të kapin një aeroplan në kohë, dhe tani janë në Dusseldorf të Gjermanisë, të sigurt.
-
Voronin largohet nga Dynamo Moska
-
Putini sugjeron qeveri të përkohshme në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së
-
Putini paralajmëron Perëndimin: Mos lejoni Ukrainën ta godasë territorin rus
-
Putini paralajmëron intensifikim të sulmeve ndaj Ukrainës
-
Personalitetet e vitit 2022: Vladimir Putin – Dështimi i madh