Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Volland transferohet te Monaco

Sulmuesi Kevin Volland është transferuar te klubi i Ligue 1 të Francës, Monaco, nga Bayer Leverkuseni, shkruan faqja zyrtare e Leverkusenit.

Volland me Monacon ka firmosur kontratë katërvjeçare. Sulmuesi 28-vjeçar i ishte bashkuar Leverkusenit katër vjet më parë nga Hoffenheimi. Ai luajti 10 ndeshje për Gjermaninë nga viti 2014 deri më 2016.

Volland realizoi dhjetë gola për Leverkusenin në edicionin e kaluar në Bundesligë.

“Kur Kevinit i erdhi mundësia të transferohet te një klub atraktiv jashtë vendi, klubi ia plotësoi dëshirën duke arritur marrëveshje të kënaqshme për gjitha palët”, ka thënë drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes.