Golashënuesi më i mirë i Bayer Leverkusenit, Kevin Volland do ta humbas pjesën e mbetur të stinorit, pasi ka marrë një lëndim të ligamenteve të kyçit të këmbës javën e kaluar në fitoren në Ligën e Evropës ndaj Portos.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të Bundesligës gjermane të hënën.
Vollandi ka këputur një ligament në kyçin e këmbës së majtë dhe do t’i nënshtrohet një operimi në Mynih.
“Bayer 04 duhet t’ia dal pa Vollandin për afro tre muaj”, është thënë në komunikatë të klubit të hënën.
Volland ka realizuar nëntë gola për të ndihmuar Leverkusenin të ngjitet në pozitën e pestë në ligë dhe të mbajë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve stinorin e ardhshëm.
Leverkuseni luan të enjten ndaj Portos në ndeshjen e kthimit të 1/16 së finales të Ligës së Evropës.