Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Volejboll, në Prishtinë do të luhen ndeshjet e fazës së dytë kualifikueses për Evropianin U17

Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) ka përcaktuar që ndeshjet e raundit të dytë kualifikues për Evropiane U17 te vajzat të luhen në Prishtinë. Turneu i grupit ku bën pjesë Kosova do të luhet prej 21 deri më 23 prill.

Kosova është në grup me Ukrainën, Belgjikën dhe Estoninë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova U17 arriti në fazën e dytë pasi u rendit e pesta në fazën e parë. FVK-ja vetëm pas përfundimit të garës njoftoi që edhe vendi i pestë mjaftonte për të kaluar tutje në fazën e dytë.

Në Ankara të Turqisë, Kosova kishte humbur dy ndeshjet e para, ndërsa më pas rreshtoi tri fitore, një në grup e dy për plasman.