Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vokrri nesër takohet me Mesiçin

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se nesër, të premten, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.

Mesiç njihet si mbështetës i madh i Kosovës dhe futbollit.

Mesiç sot është takuar edhe me kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa nesër do të vizitojë edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kosova u mposht 6 me 0 nga Kroacia në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.