Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq sot do të qëndrojë në Prishtinë.
Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një njoftimi drejtuar mediave ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë.
Takimi do të zhvillohet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit në ora 11:00.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Mesiq shërbeu si president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Të gjithë për pavarësi, përpos serbëve dhe rusëve
-
Kurti takon ish-presidentin kroat Mesiq
-
Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve
-
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë, takon Osmanin e Konjufcën
-
Mesiq: Serbia e madhe nuk mund të bëhet më