Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda titullar në humbjen ndaj Udineses

Mërgim Vojvoda

Udinese ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi të dielën ndaj Torinos me rezultatin 2:0. Dy golat, Udinese i realizoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Fillimisht në minutën e 92-të Torino mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi me karton të kuq u ndëshkua Rolando Mandragora.

Në minutën e 93-të, Nauel Molina nga goditja e dënimit realizoi gol të bukur për 1:0. Në minutën e 96-të portieri Vanja Milinkoviq-Saviq shkaktoi penallti.

Nga pika e bardhë realizoi Ignacio Pussetto për 2:0. Në këtë përballje titullar te Torino luajti Mërgim Vojvoda. Në bankën rezervë ishte Etrit Berisha. Torino renditet në pozitën e 10-të në Serie A me 32 pikë, derisa Udinese mban vendin e 14-të me 27 pikë. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 24-t.

Artikuj të ngjashëm