Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda shumë afër Standardit

Foto: Driton Paçarada / KD

Kalimi i mbrojtësit kosovar Mërgim Vojvoda te skuadra e njohur belge, Standard Liege, pritet të kompletohet gjatë kësaj jave, sipas raportimeve të fundit nga mediat në Belgjikë.

Sipas raportimeve, Standardi dhe klubi aktual i Vojvodës, Mouscroni, janë duke iu afruar marrëveshjes përfundimtare që do ta çonte kosovarin te klubi i njohur.

Vojvoda ka kontratë edhe një vit te Mouscroni.

Kartoni i Vojvodës vlerësohet rreth 800 mijë euro. 24-vjeçari këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në 37 ndeshje për Mouscronin në të gjitha garat.

Vojvoda prej vitit 2017 është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe deri më tash ka regjistruar 15 paraqitje.