Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda ka lëndim muskulor, pritet të mungojë ndaj Salernitanas

Mërgim Vojvoda u zëvendësua në ndeshjen kualifikuese ndaj Rumanisë për “Euro 2024” në minutën e 81-të të martën mbrëma.

Ndërkohë të premten, mediat italiane kanë shkruar se ai ka lëndim muskulor dhe pritet të mungojë në ndeshjen e fundjavës për Torinon kundër Salernitanas.

Salernitana – Torino zhvillohet të hënën nga ora 18:30, dhe i takon xhiros së katërt të elitës së futbollit italian.

Lëndimi i tij është raportuar edhe nga faqja zyrtare e Torinos.

“Mërgim Vojvoda, i cili u zëvendësua në minutat e fundit të ndeshjes Rumania – Kosova, ka bërë teste mjekësore prej të cilave ka dalë që ai ka lëndim muskulor në këmbën e majtë”, ka shkruar Torino, por nuk ka përmendur se për sa kohë mund të mungojë mbrojtësi 28-vjeçar i Kosovës.