Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda fiton përballjen me Bajramin

Mërgim Vojvoda me Torinon kanë dalë fitues përballë Sassuolos së Nedim Bajramit. Torino e mposhti në shtëpi të hënën mbrëma Sassuolon me rezultatin 2:1. Vojvoda luajti deri në fund të takimit të javës së 11-të të Serie A italiane.

Ai u paraqit në krahun e majtë, ndërsa Nedim Bajrami nuk u paraqit fare në pjesën e dytë për ekipin mysafir.

Torino kaloi në minutën e pestë në epërsi me golin e Antonio Sanabrias, ndërsa në minutën e 18-të, Sassuolo barazoi shifrat me Kristian Thorstvedt. Por Torino fitoi ndeshjen me golin e realizuar në minutën e 68-të nëpërmjet Nikola Vlashiqit. Torino është në vendin e 12-të me 15 pikë, kurse në vendin e 15-të me 11 pikë.

Artikuj të ngjashëm