Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vllaznia një hap larg fazës grupore në Ligën e Kampionëve

Vllaznia e Shkodrës në konkurrencën e femrave është një hap larg kalimit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Vllaznia në ndeshjen e parë të plejofit të “Championsit” përballë Vorskla Potlavas së Ukrainës, barazoi 1:1.

Kjo ndeshje u zhvillua në “Loro Boriçi” për shkak të luftës në Ukrainë, dhe Vllaznia ishte mysafire.

Në po të njëjtin stadium do të zhvillohet dueli kthyese dhe Vllaznia është një hap larg historisë.

Golin për Vllazninë e shënoi Megi Doçi në minutën e 54-rt, ndërsa për ukrainaset shënoi armenia Olga Osipyan, në minutën e 66-të. Osipyan shënoi pas topit të kthyer nga portieria e Vllaznisë, që priti penalltinë e Yana Kalininas.