Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vllaznia humb thellë edhe nga Chelsea në Championsin e femrave

Vllaznia e Shkodrës ka regjistruar edhe humbjen e dytë në po aq ndeshje të luajtura në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave.

Pas disfatës në shtëpi nga Real Madridi (5:0), Vllaznia pësoi humbje në udhëtim nga skuadra e Chelseat në kuadër të Grupit A.

Dueli i luajtur të mërkurën mbrëma është mbyllur me rezultatin 8:0 në favor të ekipit londinez.

Chelsea shënoi tri gola në pjesën e parë, përpara se të realizojë edhe pesë tjetër në të dytën për fitoren bindëse ndaj ekipit shkodran. Samantha Kerr (10’, 37’, 57’, 60’), Pernille Harder (38’, 72’, 88’) dhe Katerina Svitkova (78’) ishin golashënuese për Chelsean.

Për Chelsean, kjo është fitorja e dytë në grup, të cilit i prinë me gjashtë pikë të mbledhura. Real Madridi është i dyti me katër pikë, pasi luajti pa gola kundër Paris Saint-Germainit, ndërsa Vllaznia e fundit pa pikë.