Portieri dhe kapiteni i Bayernit, Manuel Neuer është shprehur i lumtur me paraqitjen ndaj Salzburgut. Bayerni fitoi 7:1 dhe avancoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ishte fitore e fuqishme. Mendoj se startuam mirë, fituam penalltitë dhe më pas nuk u ndalëm. Ne jemi shumë të lumtur me paraqitjen e sontme”, ka thënë Neuer.
“Mendoj se kemi shfaqur një anë tjetër sonte dhe nuk i kemi lejuar shumë raste kundërshtarit. Ishim më shumë stabil në mbrojtje që qartë na jep shpresa se gjërat mund të vazhdojnë në këtë drejtim”, ka shtuar Neur.
Portieri i Salzburgut, Philip Koehn ka folur për dëshpërimin në ekipin austriak.
“Ne jemi vërtetë të dëshpëruar. Rezultati është ky që është. Megjithatë mund të jemi krenarë për këtë edicion në Champions. Ishim ekipi i parë austriak që u kualifikuam për fazën nokaut, kemi arritur shumë. Tani fokusohemi në ligë dhe në kupë”, ka theksuar Koehn.