Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vladi shënon, por Aarau mposhtet

Shkëlqim Vladi ka shënuar golin e nëntë në rangun e dytë të futbollit zviceran me Aaraun, por skuadra e tij u mposht.

Të premten mbrëma, Aarau në shtëpi u mposht nga Yverdoni me rezultatin 2:1.

Vladi shënoi për 2:1 në minutën e tretë të kohës shtesë.

22-vjeçari mori thirrje nga Përfaqësuesja e Kosovës në vitin e kaluar, por nuk arriti të grumbullohej për shkak të një lëndimi të rëndë.

Aarau ka 28 pikë në vendin e pestë.

Yverdoni është lider me 41 pikë.

Ndeshja tjetër ndërmjet Xamaxit dhe Lausannes, përfundoi në të mirë të mysafirëve 3:2.

Lausanne fitoi falë autugolit të shënuar nga Liridon Berisha, në minutën e 84-t.

Artikuj të ngjashëm