Pas fitores së Kosovës prej 2 me 1 ndaj Çekisë faqja zyrtare “UEFA Euro 2020” ka reaguar, duke shkruar se Kosova tani është bërë lider i Grupit A.
E gjithashtu ka shkruar se Kosova është që 15 ndeshje pa humbje, e të fundit e kishte pësuar nga tetori i vitit 2017, transmeton Koha.net.
“Lideri i Grupit A, Kosova tani është 15 ndeshje pa humbje. Humbja e fundit në tetor 2017”, ka shkruar UEFA.
