Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vjen edhe reagimi zyrtar i Griezmannit për të ardhmen e tij

Antoine Griezmann ka bërë një “premtim” për besnikërinë e tij ndaj Atletico Madridit.

Francezi ishte synimi kryesor i Manchester Unitedit, por refuzimi i CAS-it që t’i lejojë Atleticos përforcimet në këtë afat kalimtar, ka bërë që situata të ndryshojë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sky Sports raportoi sot se Unitedi ka zbehur interesimin për Griezmannin, ndërsa tani ka reaguar edhe francezi.

“Tani më shumë se kurrë #Atleti #Të bashkuar”, ka shkruar ai në Twitter.