Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vjen befasia e parë e madhe në “Australian Open 2022”

Turneu grand slam “Australian Open” ka nisur të hënën dhe qysh në xhiron e parë, ndodhi befasia e parë e madhe. Për të u kujdes tenisti ”veteran” francez, Richard Gasquet.

35-vjeçari mposhti francezin tjetër Ugo Humbert me 3:1 në sete, e që secili ishte më i ngushtë se tjetri (3:6, 7:6, 7:6 dhe 6:3).

Meçi zgjati 3 orë e 23 minuta.

Humbert ishte bartësi i 29-të në këtë turne dhe favorit absolut përball bashkëkombësit të tij, që është tenisti numër 81 në botë.

Gasquet në xhiron e dytë të grand slamit të parë për këtë vit, do të ndeshet me holandezin Botic van de Zandschulp.