Pas vendimit për ta ndërprerë bashkëpunimin me “Gazpromin”, Schalke ishte në kërkim të një sponsori të ri, i cili është gjetur tashmë.
“Vivawest” do të jetë i pranishëm në fanellat e skuadrës që bën gara në rangun e dytë të futbollit të Gjermanisë, Bundesliga 2.
“Ne i jemi falënderues Vivawestit për faktin se kompania ka qenë përkrahëse e menjëhershme në këto kohë sfiduese”, ka thënë shefi ekzekutiv i Schalkes, Bernd Schroder.
“Vivawest” është kompani që merret me patundshmëri.
Artikuj të ngjashëm