Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vitin 2022, Federata e boksit e cilëson si më të mirin

Federata e Boksit e Kosovës (FBOX) e ka shpallur vitin 2022 si më të mirin e pasluftës. FOXK-ja ka paraqitur medaljet e fituara gjatë vitit 2022, ku veçohen dy medaljet e fituara nga Donjeta Sadiku.

Boksierja Sadiku fitoi medalje të bronztë në Botëror dhe Evropian.

“Federata e Boksit e Kosovës përmbyll vitin kalendarik për vitin 2022 me suksese të mëdha duke fituar 5 medalje të bronzta dhe duke bërë historinë e pasluftës me medalje botërore, evropiane dhe mesdhetare. Medalja e bronztë botërore (Turqi) dhe e bronztë evropiane (Mali të Zi) nga Donjeta Sadiku, medalje e bronztë mesdhetare(Algjeri) nga Shpejtim Bajoku dhe dy medalje të bronzta Evropiane U18 (Bullgari) nga Taulant Jakupi dhe Donat Syla. Medalje dhe kupa nga turnet ndërkombëtare që janë në kalendarin Evropian EUBC dhe botëror IBA”, shkruan në njoftimin e FBOXK-së.

Federata e boksit po ashtu ka njoftuar se ka zhvilluar gjithsej 34 gara, 13 kombëtare dhe 21 ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm