Gjenerata e Pavarësisë ka nisur të shijojë sfidat ndërkombëtare. Kohë më parë ekipi U-10 i Trepçës '89, që në përbërje kishte plot futbollistë të lindur në vitin 2008, mori pjesë në një turne në Gjermani dhe la përshtypje të mirë.
Pjesëmarrja nëpër turne ndërkombëtarë tashmë është diçka e zakonshme për sportin dhe sportistët kosovarë. Tashmë kërkohet suksesi nëpër aktivitete ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.
Ndryshe ishte dhjetë vjet më parë, në kohën kur Kosova shpalli Pavarësinë. Pak prej sportistëve të atëhershëm të vendit e kishin luksin që të paraqiteshin në arenat ndërkombëtare. Shumica garonin mes vete brenda territorit të vendit dhe garat ndërkombëtare ishin vetëm ëndërr.
Një situatë e tillë ishte prej fillimit të viteve nëntëdhjeta, prej kur Kosova u nda nga sistemi i shtetit të atëhershëm federativ. Deri në liri, në vitin 1999, primare për sportin e sportistët ishte që të mbahej gjallë kjo lëmë. Pas lirisë prioriteti ndryshoi, por pranimi ndërkombëtar dhe paraqitja në gara ndërkombëtare vonoi dukshëm më shumë se që ishte pritur. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
- Gjermania e botërorit 54, rilindi. Franca e 98, rigjeti republikën mes ngyrave etnike. Po Kosova?
-
FIFA për Kosovën: Dhjetë vjet rritje në skenën globale
-
Dekada e Kosovës në UEFA
-
Luajti për të rinjtë e Gjermanisë, Shqipërisë e Kosovës, Feka synon fillim të ri në kategorinë e pestë
-
Futbollistet e Afganistanit lejohen të kthehen në garat e FIFA-s