Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sukseset e të rinjve japin shpresë për lavdi në nivelin senior

Skocia, Zvicra e Qiproja kanë mbetur pas Kosovës në suksesin e fundit sportiv të vendit me gjeneratat e reja.

Është përfaqësuesja U-17 e Kosovës në futboll që ka fituar garën në grupin e pestë të raundit kualifikues për evropianin e vitit të ardhshëm. Kosova U-17 ka kaluar kështu në raundin elitar, ndërsa për njerëzit e sportit suksesi bëhet edhe më i vlefshëm për faktin se është arritur nga sportistë të gjeneratës së re, nga ata prej të cilëve pritet shumë në të ardhmen.

Së fundi janë regjistruar disa suksese rresht me gjeneratat e reja në sportet kolektive. Dhe kjo ka trimëruar drejtuesit e trajnerët në Federatën e Futbollit të Kosovës, Federatës së Basketbollit dhe të Hendbollit.

Në të vërtetë nuk bëhet fjalë për ndonjë sukses kulmor, por për rezultate që megjithatë janë vlerësuar me peshë, sidomos për të ardhmen. Është vlerësuar se në tri sportet po bëhen hapa para dhe si matës është marrë suksesi me gjeneratat e reja.

Vitin e kaluar përfaqësuesja U-17 i kishte humbur të tri ndeshjet në grup me Hungarinë, Holandën e Uellsin. Sivjet fitoi ndaj Zvicrës e Qipros dhe në fund u rendit e para. Prapa la dy vende me futboll të zhvilluar si Skocia e Zvicra, që në vitin 2009 kishte fituar botërorin për këtë grupmoshë./Arsim Maxhera.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).