Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Viniciusi synon kalimin në Premier League

Vinicius

Sulmuesi i krahut, braziliani Vinicius Junior synon që në të ardhmen e afërt të transferohet në ndonjë klub të Anglisë. Agjenti i tij ka bërë të ditur se Vinicius ëndërron të luajë në Premier League dhe për këtë arsye ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Real Madridi.

22-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të dalluar në Evropë, ndërsa me Real Madridin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Këtë edicion, Viniciusi ka shënuar 23 gola dhe ka bërë 21 asistime në të gjitha garat te Reali, ku vlerësohet si njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit. Ai është pjesë e Realit prej verës së vitit 2018, kur iu bashkua nga Flamengo.