Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Viniciusi pranë rinovimit të kontratës

Real Madridi do ta rinovojë kontratën me yllin e ekipit, brazilianin Vinicus Junior. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, drejtuesit e klubit kanë pasur një takim me menaxherin e lojtarit.

Thuhet se është vendosur që kontrata e brazilianit të vazhdohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Kontrata aktuale brazilianit i skadon në vitin 2024. Real Madridi i ka ofruar kontratë dyvjeçare me rritje të dukshme të pagës.

21-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me “Mbretërit” ku në 25 paraqitje ka shënuar 12 gola dhe ka bërë nëntë asistime.