Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Viniciusi luajti rolin e menaxherit në dy transferime

Vinicius Junior i Real Madridit ka bërë të ditur se i ka shkruar mesazh Jude Bellinghamit për ta bindur atë t’i bashkohej Real Madridit.

Por, ka shtuar se nuk do të veprojë njësojë edhe me Kylian Mbappen.

Sulmuesi brazilian e ka bërë të ditur një gjë të tillë në një intervistë dhënë për mediumin francez “L’Equipe”.

“Jemi të lumtur që ai nënshkroi, i kam shkruar mesazhe me muaj të tërë. I kam thënë se Reali është ekipi më i mirë në botë. E dija se edhe të tjera ekipe e donin atë. Njësoj kam vepruar edhe me Camavingan. I kam shkruar mesazh, erdhi dhe e fitoi Ligën e Kampionëve. Shpresoj të jetë njësoj edhe me Jude Bellinghamin”, ka deklaruar Vinicius.

Treshja Vinicius, Bellingham e Camavinga, janë prej lojtarëve më të mirë te skuadra e Real Madridit.