Vinicius Junior dhe Eder Militao i kanë thënë skautit të Real Madridit, Juni Calafatit, që ta transferojë Kylian Mbappen.
Ende nuk dihet e ardhmja e sulmuesit francez, që ka pasur probleme me skuadrën e Paris Saint-Germainit dhe dëshiron të largohet nga kryeqyteti francez.
Fituesi i Kupës së Botës nuk e ka vazhduar kontratën që i skadon në vitin 2024.
Al-Hilali kishte hyrë në lojë për transferimin e tij. Madje kishte ofruar 300 milionë euro për transferimin e Mbappes e më pas i kishte ofruar 700 milionë euro pagë vjetore.
Por Real Madridi është në kërkim të tij për një kohë të gjatë, ndërsa dyshja Vini-Militao, janë dëgjuar në kamerë në një bisedë duke thënë “shpresojmë që ai të vijë”. “Juni, duhet ta transferosh Mbappen. Po i shpenzon të gjitha paratë tona në Ibiza. Nuk na mbeten mjaftueshëm për Mbappen”, ka thënë ndër të tjera me shaka dyshja madrilene.