Vinicius Junior do ta kalojë sezonin duke luajtur për Real Madrid Castillan dhe jo me ekipin e parë, raportojnë mediat spanjolle, transmeton KTV.
Braziliani që iu bashkua madrilenëve për 40 milionë euro nga Flamengo, gjatë kësaj vere, luajti në ndeshjet parasezonale me klubin, por nuk e pati rastin të luante në La Liga javën e shkuar.
Vend për të në 11-ën e parë nuk ka, pasi në fazën e sulmit të pazëvendësueshëm shihen Gareth Bale, Karim Benzema e Marco Asensio, ndërsa zëvendësues është Borja Mayoral.
Artikuj të ngjashëm