Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vinicius Jr. shënon dy gola në fitoren e Realit

Dygolëshi i Vinicius Jr. ka bërë që Real Madridi ta mposht skuadrën e Elches në udhëtim. Të shtunën gjatë ditës, Reali fitoi me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.

Me këtë fitore, madrilenët ia ndalën kundërshtarëve serinë e gjashtë ndeshjeve pa disfatë në shtëpi, ndërsa vetë shkuan në kuotën e 24 pikëve.

Vinicius Jr. në minutën e 22-të mori top të mirë nga Mariano Diaz dhe shënoi me gjuajtje të saktë.

Punët për vendësit u vështirësuan kur me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Raul Guti.

Epërsinë numerike të lojtarëve e shfrytëzuan mysafirët dhe dyfishuan rezultatin me të njëjtin futbollist, brazilianin Vinicius, që shënoi në minutën e 73-të.

Edhe Fiton Real Madridi, titulli mund të vendoset në “El Classico” Futboll Fiton Real Madridi, titulli mund të vendoset në “El Classico”

e vetëm për skuadrën e Elches e shënoi Pere Milla në minutën e 86-të.

Elche nuk di për fitore ndaj “Los Blancos” që prej marsit të vitit 1978.