Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Villarreali shokon Atleticon në Madrid

Atletico Madridi ka mbetur pa pikë në ndeshjen ndaj Villarrealit. Ndeshja e së dielës mbrëma, e zhvilluar në Madrid, përfundoi 2:0 në të mirë të Villarrealit.

Yeremi Pino shënoi për 1:0 në minutën e 73-të, ndërsa Gerard Moreno vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 97-të.

Në minutën e 94-t, Nahual Molina i Atleticos u përjashtua pas ndëshkimit direkt me të kuq.

Ndeshja i takoi xhiros së dytë të La Ligas spanjolle. Atletico i ka tri pikë në mesin e tabelës, ndërsa Villarreali udhëheq me gjashtë pikë.