Villarreali e ka befasuar skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti, Real Madridin, pasi e ka mposhtur në shtëpi të shtunën pasdite.
Ndeshja e xhiros së 16-të në La Ligën spanjolle i takoi “nëndetëses së verdhë” që fitoi me rezultatin 2:1.
Ancelotti në formacionin titullar kishte vendosur një 11-she, që për herë të parë në histori të skuadrës në La Liga, nuk kishte asnjë spanjoll.
Sulmuesi Yeremy Pino shënoi dy minuta pas pushimit për epërsinë e parë të Villarrealit.
Shifrat i barazoi Karim Benzema, pas një ore lojë.
Për fituesin e “Topit të Artë” ishte goli i tetë sezonal.
Gëzimi i madrilenëve zgjati vetëm tre minuta pasi në skenë doli Gerard Moreno.
Edhe
Reali “fundoset” në Bernabeu
Moreno nuk gaboi nga penalltia.
Reali që kishte seri prej tri fitoreve të njëpasnjëshme në të gjitha garat, mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 38 pikë.
Villarreali shkon në kuotën e 27 pikëve të tubuara.