Kanë mjaftuar 3 ndeshje pa shënuar gol për Juventusin që Cristiano Ronaldo të jetë në qendër të kritikave nga mediat italiane.
Por, në mbrojtje të 33 vjeçarit ka dalë legjenda italiane, Christian Vieri.
Ai mendon se Ronaldos i ka munguar fati në 3 ndeshjet e para me “Zonjën e Vjetër”.
“Ronaldo duhet të lihet i qetë. Në Itali, jemi në gjendje ta kritikojmë, por problemi për mua nuk ekziston. Gjithmonë ka shënuar shumë gola. Ai dëshiron të shënojë dhe nëse do të kishte fat do t’i kishte shënuar 5 gola në 3 ndeshje. Rastet i kishte, por topi nuk hynte në portë”, tha Vieri.
Pavarësisht që Ronaldo nuk ka shënuar ende gol me Juventusin, skuadra italiane ka arritur tri fitore në po aq ndeshje të sezonit të ri.