Një video që vë në dyshim teknologjinë në futboll për rastin e golit të dytë të Cristiano Ronaldos ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ka pushtuar rrjetet sociale.
Mundo Deportivo është një nga mediumet e mëdha që ka shpërndarë videon e cila thotë se është bërë mashtrim me teknologjinë për kalim të topit në vijën e golit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRonaldo shënoi tre herë në fitoren 3 me 0 të Juventusit për të përmbysur humbjen 2 me 0 nga ndeshja e parë dhe për të kaluar tutje. Në golin e dytë ishte teknologjia e golit që konfirmoi se topi kishte hyrë në gol.
Në video thuhet se vija e golit në teknologjinë e ofruar nga UEFA është devijuar.
Si pikë të dytë thuhet se edhe topi nuk ka pasur formën e tij origjinale në teknologji dhe se ka pasur një zvogëlim të tij për rreth 12.4 për qind.
Në pikën e tretë thuhet se edhe topi nuk është fotografuar në momentin kyç.
Sipas videos, goli nuk është dashur të pranohej sepse s’kishte kaluar në total vijën e golit.