Arturo Vidal ka shprehur frustrimin e tij me humbjen e Bayern Munichut nga Real Madridi, duke pohuar se gjyqtari eliminoi gjermanët nga Liga e Kampionëve.
Vidal mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje që dukej e pastër dhe pas ndeshjes humbjen e Bayernit e quajti plaçkitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo plaçkitje nuk mund të ndodhë në Ligën e Kampionëve. E kemi ndjerë [fitoren] dhe filluam të shpresojmë”, ka thënë Vidal.
“Ne donim të kalonim tutje dhe kishte shumë nervozizëm në atë ndeshje e cila u vendos nga gjyqtari. Bëri gabime dhe na eliminoi nga Liga e Kampionëve. Kur ata ju turpërojnë këtu është e vështirë për ta pranuar”.