Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka kritikuar arbitrat pas eliminimit të Barçës nga Atletico Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Raphinha, që nuk luajti shkaku i lëndimit, bëri veprime në drejtim të tifozëve të Atleticos pas ndeshjes, duke u thënë se ekipi i tyre do të eliminohet në raundin tjetër. Ai bëri edhe një shenjë të vjedhjes në drejtim të tifozërisë më “Metropolitano”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarça fitoi 2:1, por Atletico Madridi u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 3:2.
“Për mua, ishte grabitje”, ka thënë Raphinha. “Jo vetëm kjo ndeshje, por edhe tjetra po ashtu. Referimi ishte shumë i keq. E pabesueshme çfarë vendimesh u morën. Atletico bëri shumë faula dhe arbitri nuk tregoi asnjë karton të verdhë”.
Barcelonës iu përjashtua Pau Cubarsi në ndeshjen e parë dhe Eric Garcia në të dytën. Derisa Cubarsi u ndëshkua me të kuq që në pjesën e parë, Garcia la fushën në minutën e 79-të.
Barcelona po ashtu është ankuar në referim në të dy ndeshjet. Bëri ankesë zyrtare në UEFA për penallti në ndeshjen e parë, ndërsa lojtarët janë ankuar për një tjetër penallti të martën.
“Do të doja të kuptoj frikën që kanë për të parë Barcelonën të fitojë”, ka shtuar braziliani Raphinha.
Trajneri Hansi Flick u ankua pas ndeshjes së parë, por pas ndeshjes në Madrid tha se nuk do të flasë për arbitrat. Gjermani ka thënë se skuadra ka merituar më shumë fat për shkak të mënyrës se si ka luajtur.
“Nëse shikon të dy ndeshjet, ne ishim shumë më të mirë se Atletico. Por në fund është ashtu si është dhe ne duhet të pranojmë këtë”, ka thënë Flick.
Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është ndaj Celta Vigos në La Liga. Pas 31 xhirove, Barça ka nëntë pikë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.