Katër boksierë kosovarë janë paraqitur në turneun e madh “Strandja”, në Sofje të Bullgarisë. Ky llogaritet prej turneve më të mëdhenj në boksin amator.
Sipas njoftimit të Federatës kosovare, Shpëtim Bajoku ka humbur nga bullgari Kiril Rusinov me 3:2. Humbje pësoi edhe Patriot Behrami nga medalisti botëror, uzbekistanasi, Usmin Baturov. Faton Tolaj humbi nga boksieri i Armenisë, Narke Manasyan.
Fitoren e vetme të martën e shënoi Besart Priveva në kategorinë deri 81 kilogramë. Ai e mposhti kroatin Leo Cvetkoviq dhe kaloi në çerekfinale të turneut të madh.