Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetëm humbje për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Përfaqësueset e Kosovës në volejboll në rërë kanë pësuar tri humbje të mërkurën në Lojërat Mesdhetare në Rërë që po mbahen në Patra të Greqisë.

Dyshja e Kosovës, Valmira Ramadani dhe Dhuratë Sylejmani pësoi dy humbje me 2:0 në sete, nga çiftet e Sllovenisë dhe Francës, në kuadër të Grupit B, transmeton “Koha Ditore”. Ndërkohë në konkurrencë të meshkujve dyshja Faton Mustafa e Armend Berisha pësuan nga Portugalia. Të enjten (sot) volejbollistët do të takohen me Andorrën.

Të enjten do të garojë edhe Arti Krasniqi në 5 kilometra not në ujëra të hapura, që është shpresa e madhe e Kosovës për një medalje nga Lojërat Mesdhetare në Rërë.

Arti Krasniqi së fundi ka braktisur Gjermaninë, ku ishte kampion, për të garuar për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm