Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetëm barazim për Romën

Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim si vendase me Atalantan.

Në kuadër të xhiros së dytë në Serie A, dy ekipet barazuan me rezultat 3 me 3.

Javier Pastore shënoi i pari për Romën, para se Castagne dhe Rigoni me dy gola të kalonin Atalantan në epërsi në pjesën e parë.

Në 45-minutëshin e dytë Florenzi dhe Manolas realizuan nga një herë për të barazuar gjithçka.

Roma e Atalanta tani kanë nga katër pikë.