Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetëm barazim për Arsenalin në shtëpi

Arsenali nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi të shtunën. Arsenali barazoi 2:2 me Fulhamin, ndeshje që i takoi javës së tretë të Premier Leagues së Anglisë.

Andreas Pereira shënoi qysh në minutën e parë ndaj Arsenalit, kurse shifrat në 1:1 i barazoi Bukayo Saka në minutën e 70-të nga penalltia. Dy minuta më vonë Eddie Nketiah shënoi për epërsinë e Arsenalit, por Joao Palhinha shënoi për 2:2 në minutën e 87-të, katër minuta pasi Fulhami ngeli me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit të Basseyt me dy kartonë të verdhë.

Arenali ka shtatë pikë, kurse Fulhami katër.

Artikuj të ngjashëm