Monaco e ka ndalur në barazim Paris Saint-Germainin. Ndeshja u luajt të dielën mbrëma ndërsa përfundoi 1:1.
Parisi ishte vendas, ndërsa është munduar shumë për të fituar një pikë. Kevin Volland kaloi Monacon në epërsi në minutën e 20-të.
Neymar realizoi penallti në minutën e 70-të për të barazuar rezultatin në 1:1. Ishte braziliani që siguroi penalltinë.
Ndeshja i ka takuar xhiros së katërt në Ligue 1. Parisi ka lëshuar pikët e para këtë edicion. Vazhdon të jetë i pari me dhjetë pikë, sa i ka tani edhe Marseille.
Monaco është vetëm e 12-ta me pesë pikë.