Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetëm 11 lojtarë janë të paprekshëm te Barça

Vetëm 11 futbollistë janë të paprekshëm te skuadra e Barcelonës, që në afatin kalimtar veror do të hyjë me mision për ndërtimin e një skuadre sa më konkurruese.

Në mesin e kësaj 11-sheje nuk bën pjesë holandezi Frenkie de Jong, që pritet të largohet nga ekipi.

“Marca” ka shkruar të shtunën se Barcelona është e hapur për oferta edhe për futbollistët si Raphinha, Jules Kounde dhe Andreas Christensen.

Ndërkohë, Robert Lewandowski, Ilkay Guendogan, Marc-Andre Ter Stegen, Ronald Araujo, Ferran Torres, Pedri, Gavi, Fermin Lopez, Alejandro Balde, Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal pritet të vazhdojnë me ekipin “blaugrana”.

Artikuj të ngjashëm