Mbrojtësi 28-vjeçar i Salernitanas, shqiptari Frederic Veseli ishte kapiten i Zvicrës U-17 që në vitin 2009 fitoi titullin e botës.
Atëbotë ishte bashkë me kapitenin aktual të përfaqësueses “A” të Zvicrës, Granit Xhakën dhe dy futbollistët tjerë Haris Seferoviq dhe Ricardo Rodriguez.
Të tre futbollistët janë kyç te Zvicra që të premten luan në çerekfinale të “Euro 2020” ndaj Spanjës.
“Ne ishim fëijë me një ëndërr: të bëhemi të fortë dhe të ndjemë kënaqësinë e madhe me futbollin. Ne kishim personalitet. Ne ishim plot talent, mësuam shumë gjëra në ato vite dhe pastaj secili prej nesh bëri rrugën e tij”, ka thënë Veseli për “La Gazzetta dello Sport”.
Veseli zgjodhi të luajë për Shqipërinë, përfaqësuese me të cilën u paraqit edhe në kampionatin evropian të vitit 2016. Pjesë e Zvicrës janë edhe Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi.
-
Veseli, fitues i Botërorit U-17 dhe ish-futbollist i Man. Cityt e Man. Unitedit
-
Shaqiri: Kalimi i grupit, objektivi minimal i Zvicrës
-
Xhaka barazon rekordin që e mbajnë Shaqiri e Behrami
-
Xhaka e Shaqiri fitojnë çmimet kryesore në Zvicër
-
Shaqiri tregon se e kishte shqyrtuar seriozisht paraqitjen për Kosovën