Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verstappen siguron “pole-position” e parë të vitit 2022

Max Verstappen e ka mposhtur Charles Leclercun për “pole-position”, ndërsa në sesionin e kualifikimeve të Grand-Prixit, Emilia Romagna, pati edhe një incident.

Pati ngritje të pesë flamujve të kuq në sesionin e përfshirë nga të reshurat e shiut, ndërsa Verstappen e përfundoi garën me 0.8 sekonda më shpejtë se Leclercu.

George Russell dhe Lewis Hamilton u kualifikuan, por zunë vendin e 11-të dhe të 13-të respektivisht.

Lando Norris i McLarenit ishte i treti, para ngasësit të skuderisë Haas, Kevin Magnussen.