Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verstappen fitoi në Monaco dhe e kaloi Hamiltonin në renditje

Max Verstappen i Red Bullit e fitoi Grand-Prixin e Monacos dhe doli i parë në renditje të Kampionatit Botëror në Formula 1 për herën e parë në karrierën e tij. Rivali i tij Leëis Hamiltoni u nda i pakënaqur me ekipin e tij, Mercedesin.

Verstappen, doli edhe më i suksesshëm se Charles Leclerc i Ferrarit që e nisi i pari garën në Monte Carlo.

Verstappen arriti në finish me 8.9 sekonda para Carlos Sainzit të Ferrarit që përfundoi i dyti, ndërsa Lando Norrisi me McLarenin arriti të ngjitet në podium për herën e tretë në karrierë.

Probleme me bolid pati edhe Valtteri Bottas, ngasësi tjetër i Mercedesit.

Verstappen hyri në garën e së dielës me 14 pikë prapa Hamiltonit, por tani prinë në renditje me katër pikë para shtatë herë kampionit të Botës.