Tetë persona kanë humbur jetën dhe disa tjerë raportohen të zhdukur pasi shirat kanë shkaktuar vërshime në rajonin Emilia-Romagna në veri të Italisë, raportojnë autoritetet, transmeton BBC.
Rreth 5000 persona janë evakuuar dhe disa janë shpëtuar nëpërmjet helikopterit ndërsa po qëndroni mbi çati.
Autoritetet kanë thënë se 14 lumenj kanë dalë ka shtrati, ndërsa kanë vërshuar 23 qytete. Kryetari i Ravennas ka thënë se qyteti më nuk “njihet”.
Gara e Shpërblimit të Madh të Formula 1, e paraparë të mbahet këtë fundjavë në Emilia-Romagna, është anuluar.
Gjatë diskutimeve të mërkurën mes autoriteteve lokale dhe organizatorëve të garës në Imola, është vendosur që gara të mos vazhdohet.
Është paraparë më tepër shi gjatë ditëve në vijim.
“Ndoshta ka qenë nata më e rëndë në histori të Romagnas”, ka thënë kryetari i Ravennas, Michele de Pascale, për transmetuesin italian “RAI”. “Ravenna nuk njihet më nga dëmi që ka pësuar”.