Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Vërejtja e fundit” për Bylbyl Sokolin

Trajnerit Bylbyl Sokoli i është shqiptar masa disiplinore “Vërejtje e Fundit” për kritikat publike ndaj arbitrit të futbollit Mervan Bejtullahu.

Sokoli është trajner i Dinamos së Ferizajt, ndërsa masa iu shqiptua të premten nga Disiplinori i FFK-së. Komisioni Disiplinor i ka vlerësuar “akuza të rënda” fjalët e Sokolit në një emision televiziv.

Portieri i Prishtinës, Ardit Nika u dënua me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen me Fushë Kosovën.

Ndërkohë ndaj Ballkanit dhe Dritës është hapur procedurë disiplinore.

Artikuj të ngjashëm