Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vendorët e Bashkimit të zhgënjyer me listën e Kosovës për parakualifikimet “Kina 2019”

Disa prej lojtarëve vendor te KB Bashkimi, kanë mbetur të zhgënjyer me listën e zgjeruar të përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Brad Greenberg. Ky i fundit, të martën publikoi listën e zgjeruar prej 21 lojtarëve, me të cilët do të filloj fazën përgatitore për parakualifikimet e botërorit "Kina 2019".

Në këtë listë, më së shumti lojtarë kanë Sigal Prishtina dhe Peja, gjithsejt nga pesë. Bashkimi ka vetëm një, qendrën Gazmend Sinani. Por, zyrtarët e ekipit nga Prizreni, insistojnë se vend në këtë listë ka patur edhe për vendorët tjerë, si Mikaile Tmushiq, Imer e Arian Tahiri si dhe Qëndrim Biraj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Mendoj se ka patur vend për më shumë lojtarë të ekipit tonë, pasi Bashkimi këtë edicion ka patur paraqitje të mira. Eshtë në finale të plejofit dhe po synon të shkruaj historinë, duke e fituar titullin", ka thënë manexheri i Bashkimit, Rrahman Përteshi për Kohën Ditore.

"Jemi të zhgënjyer me emrat në listë, pasi aty ka lojtarë të klubeve që kanë rënë nga elita".

Poashtu, i zhgënjyer ka mbetur edhe Tmushiq, i cili këtë edicion i është bashkuar Bashkimit nga kampionati i Malit të Zi. Tmushiq llogaritet vendor, pasi ka lindur në Pejë dhe këtë edicion ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor te Bashkimi, ekip që u paraqit edhe në Ligën Ballkanike.

"Kam pritur që do të ftohem nga Kosova, pasi kam thënë se jam i gatshëm për t'iu përgjigjur ftesës. NE përgjithësi me ekipin këtë edicion kemi luajtur mirë dhe kam merituar që së bashku me disa bashkëlojtarë të jemi pjesë e kësaj liste", është shprehur Tmushiq, që këtë edicion ka luajtur me një mesatare prej dhjetë pikëve për ndeshje.