Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi “dorëzohet” pa nisur stinori

Bashkimi, në edicionin 2018/19 që nis këtë vikend me ndeshjet e xhiros së parë të Superligës në basketboll, do të jetë dukshëm me i dobët sesa edicionin e shkuar, kur për herë të parë në histori të vet fitoi titullin e kampionit.

Javën e shkuar, Bashkimi pësoi humbje të thellë në ndeshjen e Superkupës përballë Z Mobile Prishtinës, me shifrat 88:50. Në këtë ndeshje, Bashkimi nuk ishte as hija e edicionit të shkuar, në të cilin arriti edhe në finale të Kupës së Kosovës dhe të Ligës Ballkanike (BIBL), shkruan sot Koha Ditore.

Te Bashkimi gjatë verës u ndërrua kryesia, si dhe u larguan disa prej lojtarëve kryesorë, vendorët Mikaile Tmushiq, Altin Morina e Urim Zenelaj. Tmushiq e Morina iu bashkuan Prishtinës derisa Zenelaj u transferua te Ponte Prizreni, ekip që do të debutojë në elitë në edicionin 2018/19.

Në edicionin e ri, ekipi do të drejtohet nga trajneri Krunoslav Krajnoviq, që po punon për të pasur një ekip sa me kompakt dhe më konkurrues. Tash për tash, Bashkimi në radhët e veta ka vetëm dy të huaj: Aleksandar Gorski e Michael James. Për t'u kompletuar ekipi, të paktën nevojiten edhe dy të huaj që pritet së shpejti të prezantohen te Bashkimi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm