Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ven Gerwen vendos rekord në pikado

Ish-kampioni i trefishtë Botëror në Koorporatën Profesionale të Pikados, Michael van Gerwen, së fundmi ka vendosur rekord të ri botëror për më së shumti pikë të shënuara në një minutë.

“I fuqishmi Mike”, siç njihet ndryshe me nofkën e tij, ka arritur 644 pikë në 60 sekonda dhe e theu rekordin e mëhershëm.

Rekordi të cilin e kishte vendosur bashkëkombësi i tij, Leon Walraven, ishte me 36 pikë më pak se ai i vendosur tashmë nga Van Gerwen.

Van Gerwen do ta nis titullin e katërt të Botës të shtunën.

Ai do të përballet me Ryan Murrayn ose Lourence Ilaganin, në rundin e 32 më të mirëve në “Alexandra Palace” të Londrës.

Artikuj të ngjashëm